Zjarr në një fabrikë në Prizren, dy të lënduar

19.05.2018 16:25:03

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në zjarrin që ka përfshirë një fabrikë në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:00 në rrugën “Ukë Bytyqi”, ndërsa rrethanat e zjarrit nuk dihen.

Në raportin Policorë të Kosovës thuhet se personat kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një fabrikë, pronë e viktimës mashkull. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy viktima meshkuj, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.