Një tragjedi e vërtetë është regjistruar në Nurenberg të Gjermanisë. Raportohet se si pasojë e zjarrit, 5 persona kanë humbur jetën.
Sipas autoriteteve, 4 prej viktimave ishin fëmijë. Një ishte foshnjë dhe tre të tjerët, 4 vjeç, 5 dhe 7 vjeç.
Mes viktimave ishte edhe një grua 34-vjeçare. Katër të rritur të tjerë mundën të largoheshin nga ndërtesa e djegur dhe u shtruan në spital me lëndime jo serioze për jetë.
Sipas raportimeve ende nuk dihet shkaku i vatrës së zjarrit, por menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset të cilët kanë mundur të lokalizojnë vatrën, ndërkohë personat e lënduar janë transportuar në spital ku po marrin shërbimin mjekësor.
Grupi hetimor i ngritur po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit që shkaktoi një bilanc vërtetë tragjik.







































