Zjarri rrezikon shtëpitë në Ulqin

27.08.2016 18:15:26

Një zjarr i madh që e ka përfshirë një pjesë të Plazhit të Vogël të qytetit të Ulqinit, i është afruar shtëpive ku mund t’i rrezikon edhe banorët.

Indeksonline ka siguruar disa fotografi ku shihet se zjarri që iu është afruar shtëpive.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga ky zjarr.

Kujtojmë se para pak dite po ashtu një zjarr kishte përfshirë plazhin e madhe të Ulqinit, ndërsa në Shqipëri një pjesë të bregdetin të Shëngjinit e ka përfshirë zjarri. Gushti njihet si muaji ku ka më së shumti zjarre.