Zogaj jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës

28.02.2018 13:56:42

Sokol Zogaj nga sot nuk është më drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Zogaj ka thënë për lajmi.net se nga sot nuk mban postin e drejtorit të Shërbimit Korrektues për shkak të limitit të moshës.

Ndërsa në pozitën e Ushtruesit të Detyrës është caktuar, Rasim Selmani, deri në përfundim të konkursit.