Zogaj: Vetëvendosje po sulmon njerëzit që kanë mendim ndryshe për Demarkacionin

23.02.2018 18:08:11

Drejtori ekzekutiv i lëvizjes “Fol”, Petrit Zogaj, ka reaguar lidhur me polemikat e krijuara kohëve të fundit me deputetës së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, si dhe gazetarit, Adriatik Kelmendi.

Në një shkrim të tij në Facebook, Zogaj shkruan se Lëvizja Vetëvendosje prej shumë kohësh kanë probleme të brendshmr të cilat po tentojnë t’i neutralizojnë duke krijuar një armik të jashtëm, raporton lajmi.net.

Ai ka kritikuar qasjen e deputetes Haxhiu ndaj gazetarit Adriatik Kelmendi, duke shtuar që ky i fundit nuk tha asgjë për të cilën do të ishte e nevojshme një reagim i tillë, dhe se sipas Zogajt, Demarkacioni është dashur të përfundonte para tre viteve, dhe ishin pikërisht partitë si Vetëvnedosje e AAK që sipas tij me një logjikë jo institucionale dhe me pengjet e tyre pragmatike sollen gjendjen aktuale.

Ky ësht postimi i plotë i Zogajt në Facebook:

 

“Eshte maksime e njohur prej kohesh: kur ke probleme te brendshme dhe nuk ke zgjidhje, tenton t’a krijosh armikun e jashtem, ne menyre qe t’a neutralizosh problemin e vertete qe ke.

LV dhe njerezit e saj, prej kohesh ka probleme te brendshme, e po ashtu, prej kohesh ka tentu qe mospajtimet politike t’i vendos ne raportet mik-armik dhe patriot-tradhtar. Kjo ne fakt eshte berthama e mirembajtjes se status-quo-s brenda ketij subjekti politik.

Territori eshte ceshtja, ku me shume se kudo tjeter njerezit priren te besojne qe po shkaktohet nje tradheti. LV kete e ka te qarte, dhe pikerisht qe kjo mund te tingelloj si me e besueshme, s’po ndalet duke sulmu njerez qe kane mendim ndryshe ne lidhje me marreveshjen e demarkacionit. Se fundi, deputetja Haxhiu e paska sulmu Adriatik Kelmendin, vetem pse ky i fundit qartazi dhe pa rreshtur ka bere thirrje qe demarkacioni te votohet dhe kjo ceshtje te mbyllet.

Pra, ka shprehur mendimin e tij. Edhe cka ka te keqe ketu? Po, demakracioni jo sot, e as dje, por para gati tre viteve do te duhej te perfundonte. Por, per shkak te nje logjike tersisht jo institucionale dhe nje pengu patriatik-romantik qe partive si LV e AAK kjo ceshje na sillet si prelud i nje deshtimi kolektiv. E dhimbshme dhe deshpruese se si i gjithe funksionimi dhe mirembajtja e nje subjekti politik mbeshtetet vetem tek kategorite patriot-tradhtar dhe mik-armik.”