Zv/ministri i Financave: Për marrjen e pagave me rritje duhet ta presim Gjykatën Kushtetuese

30.01.2018 21:13:57

Ministri i financave, Bedri Hamza, nuk do ta zbatojë vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave deri në sqarimin e plotë ligjor të kësaj çështje.

Që pagat të mos i marrin më rritje, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kabineti qeveritarë, kanë ndikuar 30 deputetë të Kuvendit të Kosovës që kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të anulohet vendimi.

Mirëpo se çfarë po ndodh realisht më këto vendimenë  Ministrinë e Financave, Fatmir Gashi, tha se ministri Hamza është në pritje të epologut të Gjykatës Kushtetuese e nuk ka asnjë problem tjetër me procedim të pagave.

“Ky vendim është ataku në Gjykatën Kushtetuese dhe duhet të pritet epilogu prej asaj gjykate. Ministri nuk e aprovon, është çështje legale, ministri vendimin e ka aprovu, por deri sa nuk jepet rruga juridike e saj nuk mundet ta implementojë. Kjo është problemi, nuk është problemi a e aprovon ministri, mirëpo meqenëse ka kundërshti juridike dhe është duke shku në proces juridik pritet zgjedhja juridike dhe vazhdohet me procedim te vendimit të mëtutjeshëm”, ka thënë ai.

Gashi tha se është e pamundur që ministri të mos i implementojë vendimet që i merr qeveria.

“Kjo është esenca nuk është ajo, problemi është se është procedurë juridike dhe pritet zgjedhja juridike e saj dhe vazhdohet me procedim nuk ka problem. Tamam puna ministri të mos e aprovoj vendimin e qeverisë”, deklaroi më pas ai