Zvogëlohen rezervat devizore në Maqedoni për muajin nëntor

09.12.2016 12:40:08

Sipas statistikave të fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë, është regjistruar zvogëlim i rezervave në deviza gjatë muajit nëntor në Maqedoni.

Në muajin tetor të këtij viti rezervat devizore në Maqedoni kanë numëruar 2.729 miliardë euro kurse në muajin nëntor ka pasur jo më shumë se 2.551 miliardë euro. Kjo tregon se për një muaj në Maqedoni ka pasur zvogëlim prej 177.6 milon euro zvogëlim të devizave në Maqedoni.

Edhe një komponentë tjetër tregon se në Maqedoni gjendja nuk është mirë. Edhe ari ka pësuar zvogëlim prej 9.7 milionë euro për muajin nëntor.