Zvogëlohen tarifat e thirrjeve ndërmjet operatorëve të telefonisë mobile

11.01.2017 12:54:44
Me një kumtesë për media Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), njofton opinionin publik se ka marrë vendim për zbritjen e çmimeve të terminimit të thirrjeve me shumicë ndërmjet operatorëve të telefonisë mobile sipas modelit të përshkallëzuar të bazuar në formulën e efikasitetit krahasues të vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas kumtesës, tarifa e deritashme prej 2.3 euro cent nga data 01 Janar 2017 zvogëlohet në 1.74 euro cent/min ose mbi 24%.

Modeli parasheh 4 faza të zvogëlimit të çmimeve në baza 6 mujore, ku nga korriku i vitit 2017 do të kemi një zbritje prej 13% për secilën fazë, përkatësisht 1.515 euro cent/min, pastaj më 01 Janar 2018 1.318 euro cent/min dhe më datë 01 Korrik 2018 1.146 euro cent/min.