Zyra e BE-së publikon fotot kur u arrit marrëveshje për rrënimin e murit

04.02.2017 15:41:47

Zyra e BE’së e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës Veriore, e nënshkruar mbrëmë pas mesnatës.

Kjo marrëveshje parashikon rrënimin e murit i ndërtuar në afërsi të urës së Ibrit, ndërkohë, që obligon Komunën e Mitrovicës Veriore të zbatojë këtë marrëveshje.

Garantes të saj ishin edhe BE, Zyra e SHBA’së në Kosovë, Kryeministri Isa Mustafa dhe Zëvendëskryeministri Branimir Stonajovic.