Zyrtare: Gjykata Speciale nis punën me 2017

15.09.2016 13:27:35

Në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm duhet të jetë gjithçka gati për të filluar punën Gjykata Speciale, ka njoftuar sot sekretari i gjykatës Fidelma Donlon.

Siç është thënë gjatë prezantimit të gjykatës së re, e cila do të merret me krimet në Kosovë, tashmë është në proces emërimi i gjyqtarëve.

Donlon ka paraqitur edhe faqen e internetit të Këshillit të Specializuar të Kosovës, pasi gjykata tashmë është zyrtare, gjithashtu dhe Zyra e Prokurorit të specializuar, e cila do të fillojë komunikimin me publikun.

Edhe pse në njoftimet e mëparshme është përmendur ‘UÇK’-ja, kujtohet se gjykata do të “bëjë procedurat ligjore në lidhje me pretendimet që dalin nga Raporti i Asamblesë Parlamentar të Këshillit të Evropës…7 janar 2011, në të cilën ai bën akuzat e krimeve të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtarë”, është thënë ndër të tjerash.

Në këtë raport, Raportuesi Special i Këshillit të Evropës Dick Marty ka shkruar për krimet ndaj serbëve të rrëmbyer në Kosovë dhe Shqipëri dhe ka shprehur dyshimet se disa prej tyre në Shqipëri, i janë hequr organet duke u tregtuar më vonë.

 

 

Pretendimet në raportin e Martit thuhet të jenë hetuar, para formimit të gjykatës , me grup të posaçëm punues, i udhëhequr nga avokati amerikan Clint Williamson.

Ai ka konfirmuar se kishte gjetur prova të disa prej kërkesave të përshkruara në raportin e Martit.

Ndërsa si kryeprokuror i gjykatës është caktuar David Schëendiman dhe Gjykata do të jetë e vendosur në Hagë, e cila do të përfshijë gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.