ZYRTARE: QEVERIA E KOSOVËS NDALON TË GJITHA AKTIVITETET SPORTIVE

13.03.2020 21:42:11

Është suspenduar edhe sporti kosovar.

Qeveria e Kosovës, saktësisht kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për shtyp, ka lajmëruar për masat që qeveria ka marrë për luftën kundër koronavirusit.

Kryeministri i Kosovës ka bërë të ditur se do të anulohen të gjitha ngjarjet sportive dhe kulturore.

Kështu, Superliga e Kosovës në futboll, basketboll, hendboll dhe të gjitha sportet tjera (përfshirë të gjitha nivelet) do të anulohen.

Nuk dihet akoma se deri kur do të vazhdojnë këto masa të caktuara sot.