Zyrtare: Realizohet transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit kinez (FOTO)

12.01.2017 19:54:21
Së fundmi është bërë edhe transferimi më i shtrenjtë në futbollin kinez brenda kampionatit.
Futbollisti kinez, Chengdong Zhang është bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollin kinez.

27-vjeçari ka lënë Beijing Guoan për t’iu bashkuar skuadrës Hebei China Fortune.

Sulmuesi anësor iu bashkua skuadrës Hebei për 20.450.000 euro.

Me këtë transferim, Zhang u bë futbollisti më i shtrenjtë kinez, duke kaluar Yang Yang Jin, që vitin e kaluar kushtoi 10.8 milionëeuro.

Zhang më parë ka luajtur edhe në Evropë, me skuadrat portugeze, Leiria, Biera Mar, ndërsa në Gjermani me Eintracht Braunsschwein e në Spanjë me Rayo Vallecanon.