Zyrtarët e komunës së Fushë Kosovës nuk respektojnë ligjin për duhanin (Video)

17.10.2016 20:54:47

Shenja që ndalojnë pirjen e duhanit në objektin e komunës së Fushë Kosovës ka me bollëk. Por ato nuk po merren parasysh nga punonjësit brenda komunës, njofton Klan Kosova.

Duhani këtu pihet po thuaj se në secilën vend e madje edhe në sportele. Bile ka nga ta mysafiret i presin pikërisht me duhan.

Këndej pari duhangjinjët shëtisin lirshëm edhe nëpër korridor. Por jo të gjithëve iu vjen mirë të filmohen duke shkelur ligjin.

Përveç këtyre filmimeve edhe qytetarët e dëshmojnë se pirja e duhanit brenda objektit të komunës bëhet me të madhe.