​20.000 € gjobë ndaj një personi për dëmtim të argjinaturës së lumit Sitnica

23.07.2020 18:11:51

Një qytetar i pandërgjegjshëm, duke vepruar në kundërshtim me ligjin, e për përfitime personale, ka dëmtuar rënd argjinaturën/bankinën mbrojtëse nga vërshimet të lumit ‘Silnica’ afër fshatit Novolan.

Ky dëmtim i argjinaturës rrezikon vërshime masive dhe shkakton rrezik të përgjithshëm për pronat dhe qytetarët.

Inspektoret e Komunës së Vushtrrisë kanë dalur në vend ngjarje ku kanë konstatuar dëmin, kanë rrethuar me shirit vendin e ngjarjes dhe po ashtu kanë njoftuar policinë e Kosovës. Krimet e rënda kanë dalur në vend ngjarje dhe ndaj personit është iniciuar procedurë edhe në Inspektoratin Policor.

Ndaj këtij qytetari të pandërgjegjshëm që fatkeqësisht është zyrtar policor, Inspektori Komunal ka shqiptuar gjobë 20,000€, e ka urdhëruar kthimin në gjendjen e mëparshme dhe ka iniciuar procedurë penale pranë organeve kompetente.

Po ashtu është njoftuar Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit që ka dalë në vend ngjarje dhe ka shqiptuar gjobë në bazë të ligjit.