10 persona në gjendje të rëndë nga gripi, ritmi i përhapjes së virusit po bie

08.01.2017 16:02:13

Situata gripale në vend vazhdon të shënoj rritje në numrin e të prekurve. Burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditur se vazhdon tendenca rritëse e përhapjes së epidemisë, por ritmi i saj është më i ulët se i para disa ditëve.

Në të gjithë vendin janë mbi 19 mijë persona që janë drejtuar për ndihmë mjekësore në poliklinika apo urgjencat e spitaleve. Sipas të njëjtave burime, 10 persona të konfirmuar me grip janë në gjendje të rendë. Specialistët e Shëndetit Publik , pohojnë se situata është më e qetë, numri i shtrimeve të personave me grip ka shënuar rënie.

Problem mbeten moshat e thyera dhe të sëmurët kronik. Për të shmangur përhapjen e epidemisë në popullatë, një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë vendosi mbylljen e të gjitha institucioneve të arsimit në vend edhe për një javë.