150 gra u trajnuan nga pilot projekti i bankës botërore dhe 77 të tjera siguruan kontrata pune

13.02.2017 21:33:45

Banka Botërore dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Republikës së Kosovës kanë përfunduar pilot projektin Gratë në punë në internet (“Women in Online Work” – WoW), i cili ndihmoi që të trajnohen mbi 150 gra të reja, të papuna apo të nënpunësuara, në shkathtësi të cilat janë të kërkuara nga tregu me rritje të pafund i punës së pavarur (freelancing) në internet. Pilot projekti njëvjeçar WoW, i krijuar me financim nga Fondi i Mirëbesimit për Rritje të Gjelbër i Bankës Botërore dhe Koresë dhe i zbatuar nëpërmjet programit të asistencës teknike Rritja e gjelbër në zonat rurale të Kosovës, është realizuar në pesë komuna në Kosovë, me të diplomuara të suksesshme që tani konkurrojnë globalisht për punë në ueb-zhvillim, dizajn grafik, marketing digjital, shkrim dhe kërkim, dhe futje të të dhënave, ndër të tjera. Dy fazat e para të pilot projektit, të kryera në Gjakovë, Lipjan dhe Prishtinë dhe zonat përreth, kanë rezultuar me 77 përfituese që kanë siguruar të paktën një kontratë të punës në internet. Puna në internet mund të ndihmojë gratë në Kosovë duke iu treguar atyre një mënyrë të përshtatshme për t’u lidhur me një numër të madh të mundësive të punësimit që paguhen më shumë dhe janë më të gjelbëra. Në të gjithë vendin, gratë ngecin prapa burrave për nga pjesëmarrja në fuqinë punëtore, ndërkohë që përballen me mospërputhje në nivel të pagave, si dhe me segregacionin sektorial dhe profesional. Puna në internet mund të ndihmojë në lehtësimin e barrës së papunësisë kudo që gratë të kenë qasje në internet të brezit të gjerë. Në bazë të suksesit në Kosovë, Banka Botërore është duke punuar në drejtim të zgjerimit të projektit WoW në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Qeveria e Kosovës tashmë është duke planifikuar për të ndërtuar mbi këtë sukses duke përshkallëzuar programin e punës në internet për gratë nëpërmjet të projekteve të financuara nga USAID-i, USAID EMPOWER Sektori Privat dhe USAID Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore.Projektin Gratë në punë në internet (“Women in Online Work” – WoW), i cili ndihmoi që të trajnohen mbi 150 gra të reja, të papuna apo të nënpunësuara, në shkathtësi të cilat janë të kërkuara nga tregu me rritje të pafund i punës së pavarur (freelancing) në internet. Pilot projekti njëvjeçar WoW, i krijuar me financim nga Fondi i Mirëbesimit për Rritje të Gjelbër i Bankës Botërore dhe Koresë dhe i zbatuar nëpërmjet programit të asistencës teknike Rritja e gjelbër në zonat rurale të Kosovës, është realizuar në pesë komuna në Kosovë, me të diplomuara të suksesshme që tani konkurrojnë globalisht për punë në ueb-zhvillim, dizajn grafik, marketing digjital, shkrim dhe kërkim, dhe futje të të dhënave, ndër të tjera. Dy fazat e para të pilot projektit, të kryera në Gjakovë, Lipjan dhe Prishtinë dhe zonat përreth, kanë rezultuar me 77 përfituese që kanë siguruar të paktën një kontratë të punës në internet. “Pjesmarrjen në trajnimin Gratë në Punë në Internet (WoW) do ta quaja një përvojë jetësore sepse ka ndryshuar jetën time në shumë mënyra. Ky trajnim më ka mundësuar të mësojë dizajnin grafik dhe të forcojë aftësi të tjera. Më e rëndësishmja, tash jam ekonomikisht i pavarur dhe kam klientë shumë të mirë, afatgjatë”, ka theksuar Dafina Haziri, student 24-vjeçare e shkencave kompjuterike nga Prishtina, e cila ka marrë pjesë në pilot-projektin sepse ka pasur vështirë të gjejë punë në fushën e saj për shkak të mungesës së përvojës praktike. “Ende nuk mund të besoj se para gjashtë muajve e dëshpëruar po kërkoja punë”. Qeveria e Kosovës tashmë është duke planifikuar për të ndërtuar mbi këtë sukses duke përshkallëzuar programin e punës në internet për gratë nëpërmjet të projekteve të financuara nga USAID-i, USAID EMPOWER Sektori Privat dhe USAID Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore.“Ne mbetemi shumë mirënjohës ndaj Bankës Botërore dhe Fondit Korean të Mirëbesimit për Rritje të Gjelbër për dizajnimin dhe zbatimin e këtij pilot projekti dhe shpresoj që do të mund të llogarisim në mbështetjen e tyre si këshilltarë të besuar në përpjekjet tona të mëtejme. Gjithashtu, unë do të doja të shpreh mirënjohje për vizionin dhe mbështetjen nga projektet e USAID-it, EMPOWER Sektori Privat dhe Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore, që janë zotuar për ta ngritur këtë pilot projekt në lartësi të reja”, tha zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj Gashi njëherit koridnatore e këtij projekti . Në afat të shkurtër, ne shpresojmë për ta zgjeruar këtë pilot projekt në të gjitha komunat, në mënyrë që sa më shumë gra të reja dhe nënpunësuara të mund të përfitojnë. Ambicia jonë këtu është të mbështetim iniciativat me ndikim, si dhe të demonstrojmë lidershipin e Kosovës në fuqizimin ekonomik të femrave në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku ka shumë vende me çështje të ngjashme zhvillimore.”Edhe aty ku barrierat kulturore dhe fetare kufizojnë punësimin tradicional për gratë, kontratat në internet paraqet një “port të sigurt” duke lejuar aranzhime të punës fleksibile dhe nga shtëpia, duke lehtësuar angazhimin si me punëdhënësit vendas ashtu edhe të huaj. “Ky pilotprojekt jo vetëm që ka dëshmuar realizueshmërinë e konceptit të trajnimit dhe ndikimit jetësor, por ai treguar potencial të madh për përshkallëzimin dhe replikimin e këtij pilot projekti për punë të gjelbër në të gjithë botën. Dorëzimi i projektit te një donator me reputacion për përshkallëzim të mëtejshëm është një bazë për qëndrueshmërinë e projektit dhe interesimi nga vendet e rajonit, duhet të konsiderohen si të arritura në vetvete,” tha Eun Joo Allison Yi, Koordinatore e Fondit Korean të Mirëbesimit për Rritje të Gjelbër në Bankën Botërore.