Rumuni i kishte 50 euro borxh, shqiptari i çon bandën për ta vrarë

05.09.2016 15:35:27

Policia italiane ka arrestuar katër persona, mes të cilëve dy shqiptarë pasi kanë sulmuar një shtetas rumun që i kishte 50 euro borxh një shqiptari.

“Vraponi, shpejt, hajdeni, po qëllojnë me armë”. Kjo ishte thirrja që alarmoi policinë në Itali. “Viktimë” ishte një shtetas rumun, që si ka treguar për policinë, të cilës i referohen mediat lokale, ishte në park, kur një grup prej 4 personash, i kujtuan se duhej t’i jepte një shqiptari 50 eurot që i detyrohej. Rumuni, 43­vjecar, rezident në S. Anna tregoi se kur u përball me ta i hipi bicikletës dhe u nis të ikte, por ata e ndoqën nga pas dhe nisën të qëllonin me pistoletë. 

Policia ndërhyri në kohë dhe identifikoi kërcënuesit, dy shqiptarë, 25 dhe 34 vjec, një rumun 36 vjec dhe një adoleshent 16­vejcar nga Barga. Ata rezultojnë kontingjent i dosjeve të policisë. Gjatë kontrollit në një nga banesat u gjet edhe një pistoletë.