2 ditë e gjysmë kohë për rinumërimin e katër komunave

23.11.2017 18:34:24

Burim Ahmetaj koordinator nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka thënë se duhen 2 ditë e gjysmë për rinumërimin e 4 komunave që vendosi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.

Ai ka thënë se rinumërimi i votave do të nis posa të përfundojë numërimi i votave me kusht dhe me post.

“2 ditë ë gjysme na duhet për rinumërim e votave në Prishtinë, Prizren, Dragash dhe Rahovec. Kemi numërimin e votave me kusht dhe me post, dhe pasi të kompletohet, do të nisim rinumërimin e votave në Prishtinë, Prizren, Dragash dhe Rahovec. Vetëm votat me kusht që konfirmohen, numërohen, ndërsa ato që refuzohen nuk numërohen”, ka thënë Ahmetaj.

Ndërsa pas ankesave nga partitë politike PZAP vendosi për rinumërim në katër komuna: Prishtinë, Prizren, Dragash dhe Rahovec.