21-vjeçari me “Porsche” godet me grusht policin në Vlorë

26.07.2016 10:21:37

Policia e Vlorës ka arrestuar një 21-vjeçar banues në Tiranë, pasi ka goditur me grusht një oficer policie gjatë detyrës.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorë, ndërsa policia thotë se ka vënë në pranga personin e dyshuar dhe ai është Mateus Ferhati.

Policia deklaron se “ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të këtij personi në lagjen “Ujë i ftohtë” për arsye se ky person duke drejtuar automjetin tip “Porsche” me targë AA 211 ML, ka dalë nga mjeti i tij duke kundërshtuar punonjësin e policisë që ka qenë me shërbim në këtë aks rrugor shtetasin L. S”.

Sipas bluve të Vlorës 21-vjeçari ka dalë nga makina dhe ka goditur me grusht efektivin e policisë për motive të dobëta.