22 shtator: 97 vjet të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri

Nga Flamur Beqiri

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së e kanë pikënisjen më 28 korrik të vitit 1922, kur shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë dhe vendimi për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte ardhur natyrshëm pas vetos që presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson vuri në konferencën e Paqes në Paris duke i rikthyer pavarësinë Shqipërisë.
Që nga ajo ka pasë plasaritje në raportet në mes të politikës shqiptare dhe asaj amerikane por në thelb ato kurrë nuk kanë ndikuar në raportet e SHBA-ve me shqiptarët!
Kështu që Shtetet e Bashkuara, gjithmonë kanë mbajtur një diskurs të njejtë në raport me politikën Shqiptare në përgjithësi dhe me shqiptarët në veqanti, për dallim prej politikës Shqiptare karshi SHBA-ve!
Kaluar gjithë atë periudhë e deri më tani, shqiptarët kishin ndërruar linjë disa herë me amerikanët, për shkak të pozionimeve politike absurde, pas luftës së dytë botërore, të shtetit Shqiptar, një herë me Jugosllavë pastaj me Rusë e më vonë me Kinezë por gjithmonë kundër SHBA-ve e ndërsa kishte raste kur politika Shqiptare në emër të luftimit të imperalizmit kishte degjeneruar dhe i konsideronte SHBA-të armikun numër një në botë!
Gjatë luftës së Kosovës, po ashtu kishte konfrontime me SHBA-të sidomos gjatë konferencës në Rambuje ndërsa ju kujtohen lutjet e z. Olbright drejtuar Thaqit e Demaqit për praimin e marrëveshjes së Rambujesë, e më pastaj vazhduam edhe atëherë kur e kemi pas dhi punën në kohën e Ambasadores Tracy Ann Jacobson, pastaj për tentativat për zhbërjen e Gjykatës Speciale e cila është konsideruar si thikë pas shpine për SHBA-të në kohën e ambasadorit Greg Delawie dhe këto të fundit me refuzimin për heqjen e taksës dhe kur Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, është larguar nga Bordi i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, për shkak të një trimi me ftyrë!
Edhe pse jemi cilësuar si populli më proamerikan në botë, me kësi lloj sjelljesh kush e di se në çfarë niveli do të jetë miqasia jonë me SHBA-të kur t’i vjen radha ambadadorit të ri në Kosovë!