25 vjet më parë filloi mësimi në shtëpitë shkolla

19.01.2017 21:04:30

Zëvendësministri i arsimit Mevludin Krasniqi ka kujtuar 19 janarin e 1992-ës, kur 25 vjet më parë ka filluar mësimi në shtëpitë-shkolla!

“Ishte më shumë se një fillim për mësim, ishte më shumë se një përpjekje, ishte një luftë-një luftë për mbijetesë kombëtare!

Respekt mësimdhënësve, nxënësve dhe studentëve të asaj kohe”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai i ka falënderuar të gjithë familjet që vatrat e tyre i bënë shkolla. “Falë tyre, jemi këtu ku jemi”, ka thënë ai.

Mevludin Krasniqi