60 policë kërkojnë 4 të humburit në zonat e vërshuara

10.08.2016 14:57:11

Me urdhër të ministrit të MPB-së Mitko Çavkov vazhdon kërkimi i 4 të humburve nga vërshimet e fundjavës së kaluar në Shkup.

60 policë special, 55 ushtarë, 28 puntorë të një kompanie private nga Gostivari me 9 makina të rënda dhe 16 kamionë janë duke kërkuar personat e zhdukur.

Të gjithë këta i kërkojnë trupat e humbur në liqenin e Smilkovcit.