Cikli -Odiseja e takimeve të papritura-në Tiranë

22.02.2019 14:40:00

Takimet e papritura, vecse jane befasuese, me supriza, por dhe mbreselenese te paharruara.

Lexoni fragmente te shkurtera, disa prej tyre, për kenaqësinë dhe respektin tuaj

1-Me shkruimtarin Pegasian- President prof Kristaq Shabani

Pas trembedhjet vjetesh mezi munda te kthehem per vizite ne Shqiperi ,per arsye shendetesore. Mall i madh i papershkruatr për nënat, motrat, mbesat niperit …

Nostalgji për vendlindjen, dhe takime të shumta me miq e shoke dhe ish nxenesit e mij, por takimet e papritura më të panjohur ishin me mbreselenese dhe të bukura.

Po ecja në mengjes, pas një shiu të lehetë të natës, në trotuaret e ngushta në Rrugen e Barikadave, pasi ishim akomoduar në një hotel familjar aty përballë gjimnazit “P.N.Luarasi”,për tu shlodhur e mbledhur veten pas atij udhetime te gjate me aeroplan qe nga Amerika, rreth 14 ore. U mbusha me ajer te paster dhe me gezim, kur pashe Tirane time te rilindur e te transformuar, si dhe ato vende ku kisha jetuar,shkolluar ne Tirane ,nuk shmallesha dot as me guret e sokakut, pa le me njeresit. Përpos kësaj gjallëri shpirterore, shfaqet ne rruge duke ecur, nje fytyre e njohur. Sa me shume afrohet aq më shumë memeoria punonte më shpejtësi …deri sa me në fund i dola përpara dhe e ndalova, i zura pusi. Mora kurajon dhe i fola. Ai shtangu ne vend disi i tronditur. I thashe më zë mekur dhe si më turp, pasi ende nuk isha i sigurte, i nxirja fjalet nje nga nje . – Me fal zotni,..mos jeni ju Prof …Kristaq Shabani… Pegasi -si më gjyesëm zëri ia thashë emerin. Ai u ç]lirua dhe u gatit duke m’u pergjigjur prere me një zë burri dhe me seorizet, dhe tha: -Po-kaq u desh dhe u çlirova dhe unë nga emocionet.

Kur po behesha gati ti thosha batuten e dyte, prezantimin, paraqitjen time. Ai menjëhere foli më një ndjenje sigurije, qe më befasoi, pasi më këtë person nuk isha takuar kurrë në jeten time,veç Friend në facebook në miqësine tonë letrare .

-Ah-po ju jeni Luani, Luan Kalana nga Amerika.-tha ai me një buzëqeshje fisnikerije. U takuam u përqafuam e biseduam si miq e shok të vjetër, sikur njiheshim nje jete te tere. Ai nxitone te takonte vajzen, kishte nje porosi për vajzen studente. Nxori nga canata nje liber “Lodrimi i vdejkjes” të porsa botuar dhe e kish promovuar ne Tirane, duke shkruar disa fjale autografe në shënjë respkti. M’u lut qe here tjeter kur të vish nëShqipëri, planifiko kohë më shumë se do bejmë promovimin e Librave të tua.-

Shpresoj dhe me kënaqësi ,-ia ktheva mikut e kolegut tim të nderuar,- pasi këtë vit -i thashë ,-nuk kam kohë, do shkoj në Korçë do shmallemi më Nënat tona tetedhjetvjeçare (se tani u bënë nëntëdhjetëvjeçare). Me pas takimet e bisedat tona vazhdojnë si dy miq të ngushtë si vëllëzer,por virtulisht, na bashkon miqësia jonë e sinqertë artitike letarare dhe Pegasi Albania Lnpsha Pegasi Albania, rreth se ciles janë grumbulluar me qindra artistë e poetë jo vetem nga Shqipëria e Diaspora, por mbarënga Bota, që përcjellin tek lexuesi krijimtarinë e tyre më të bukur artistike letrare .

President prof.Shabani, kalorsi ynë letrar shqiptar. i letërsisë tonë kombëtare në pararojë me Letrësinë Boterore. Urojmë miqësi vëllazërore të pa ndare, mirenjohje dhe suksese. (vazhdon) * * *

2-SHQIPERIA, NA BASHKON !. …me Intelektuali patrioti z.Ilirjan Dhima-Kryetar i Shoqates Shqiperia Greqi -Nje takim tjeter i papritur, më të panjohur më një mik virtual, me ndodhi, pas pese vitesh të tjera, po në Tiranë. Aty në rrugën “Mine Peza”, përballe gjimnazit ëe “Harry Fullcit” po prisja një shok të takohesha dhe ecja trotuarit. Kesaj here u ndërruan rolet, pozicionet. Përsoni, një meso burre i veshur me një kostum “fringo”me gravate blu, deputet a tregetar mund të ishte, se mbanë një çantë të vogël në dorë, me doli përpara e më pyeti qetë- qetë me një buzëqeshje të ëmbël në fytyrë por i sigurtë: -A jeni Ju, Luan Kalana, ai qe shkruan ëe Amerikë ?!-Po unë ..iu gjegja shkurt .. Pasatj u prëzantua, miku imi facebookut z.Ilirijan Dhima, prersident i shoqates Shqipëria, një admirues dhe lexues i shkrimve te mia ,mis te tjera me tha, jo per mburje, por për arsyet e lidhjes e te takimit,sikur pereshendette nga nje podium: -I nderuari miku yne Luan, vecse te falenderojme per postimet me fryme te larte patriotike e atdhetare, ne Ju ku kemi zili per aktivitetet tuaj qe beni aty ne emigrimin ne komunitetin tuaj shqiptar ne Florida, per te mbajtur gjallë traditat dhe gjuhen shqipe, me brezin e ri. Kete mundohemi të bëjmë edhe ne me emigrantet në Greqi, po kemi pengesa të medha nga shteti. E falenderova me modesti, duke i premtuar që ne duhet të bejmë sa më shumë larg Atdheut, jo vetem qe mos asimilohemi por ti çojmë me tej traditat e kulturore shqiptare dhe shkollimin e femijve mbesa e nipërve tanë , pa haruar gjuhen shqipe. U takuam me mall dhe me bisedë të përzemërt, u ulem e pimë dhe kafe me familjen, bëmë disa foto me kërkesën e tij. -Kam erdhur ne Tiranë, nga Athina, për punet e mija, por dhe kastile dola nga kjo rrugë ,për t’ju takuar juve, se pashë nje postim tëndin në facebook në një kafe në keto anë. Duke pirë kafën e prezantova me gruan, si miku tim i ngushtë ne facebook, z.Ilirian Dhima, i panjohur më parë, por qe na lidh e na bashkon Shqipëria.. Edhe z.Dhima, ma la porosi, qe here tjetër planifikoj ditë se do bejmë një takim letarar për Ju , me Shoqaten. E falenderova perzemersisht pa e kundershtuar, duke përdorur fjalën e dendur e shpresedhenese-“, me kesmet”!, dhe duke i dhënë më autorgtaf librin “PRELUD KRENARIE, mozaik letrar”,i cili e mori me kenaqesi te madhe, si nje dhurate te cmuar. Iliriani është ne pritje këtë vit, të lajmit për ardhjen time në Shqipëri, le të shpresojmë. * * *

3-TAKIM BREZASH “E ardhmja i takon Brezit te Ri, të talentuar dhe pasionante për Artitin, Kulturen dhe Shkencen, pishtarë të Lirisë dhe parësisë të mbarë Kombit Shqiptar.” -Artisti i ri , romancier dhe piktorin ikonograf ARTAN MULLAJ, Tirane. -Do te vecoj dhe nje takim mbreselenes, kësaj here të mirepritur. Kisha dëgjuar dhe kisha lexuar në internet në websidet letare, për shkrimtarin e piktorin ikonograf, tejet të talentuar Artan Mullaj, artisti i fjalës dhe ipenelit, mendimtar, psikollog dhe filozof. ..Më të pyetur mora vesh se ishte nga Devolli, nga anet tona. U lidhem Friends ne facebook por nuk shkembyem njohjet përsonale, vetem komentonin njeri tjetrin, ai eshte nje gjeni talenti. Kur takova ne Tiranë mikun, krushkun dhe kolegun tim Fred Mullai studjues i gjuhës shqipe dhe mjeshte kritik letare, autor tekstesh të letërsisnë për shkollat e mesme, punonjës prej vite në Ministrine e Arsimt Tiranë, nga qyteti i Bilishti, e pyeta per Artanin.U zura ngushte. -Po si nuk njeh Artanin, njeri nga visaret e Poloskes, djalin e ish kolegut tonë, e ke pasur te atin drejtor shkolle në Vishocice te paharruarin nga Poloska, Njazi Mullaj… Je !-,ia këputa një idiomë në anglisht, pohim dhe çudi. -Po -i thashë Fredit -Ai kishte dy djem, i madhi Berti e kisha nxënës në klasën e tretë kur erdhen nga Vernikuj, dhe ky djali Tani ishte femije 3-4 vjecar, e kam mbajtur ne krahe, si me mburje. -Ja prit -tha Fredi dhei ra celularit , numerit te tij.-Ajde tani -i tha,-se ka erdhur nje mik i vjetër i familjes , kërkon të takojë ty, mos u vono. Ne vazhdonin pinim kafe ai u shafaq papritur, një djalë i pashëm trup atleti dhe i qeshur ne fytyrë. Zbrit nga bicikleta pasi me atë leviste nëpër Tiranë.-Ky është “Bensi “im -tha, dhe e vendosi atë buzë trotuarit. Ne zgjatem dorën… ,por ai me nxitim na përqafoi me perzmërsi. -Po e njoh profesor,- i tha Fredit,-ky eshte profesor Luani,e njoh nga fotografite ne facebook dhe ne librat,dhe te degjuar nga bisedat e prinderve të mij. Shkembyen biseden duke e pyetur për prinderit, për familjen tij në Tiranë dhe përkrijimatin e pasur letrare dhe atë të pikturës. Ne fund kur u ndamë na dhuroi me autogaf me fjale zmemre e respkti,romanin e tij ‘“Dashuri ne Kosove”,nje liber brialnt i dashurise njerzore.nga nje pene mjeshterore dhe me tallent dhe me nje penel piktori gjeni. Pasi ka punuar me vite në Greqi, piktor ikonografik në kishat, ku ka shkrire dhe ka lënë gjurmë talentin e tij famos, so kohe. Artani ndodhet në Amerikë për punë , i ftuar nga kishat ortodokse të Bostonit dhe New Yorkut,per rikonstruktimin e pikturrave murale ikonografike ne to duke u marre dhe me takimet e shprendarjen e librave te reja te botura kohet e findit,,aq te kerkuara nga mbare lexuesit ,si romaiet e reja “Enigma e Dhimbjes”,”Cmimi i Ppafajesise”. Ne e presim me Fredin,te takohemi ta pime kafen ne Florida.Kush deshiron ta lexoje apo ta kontaktoje ,mund ta kape ne internet apo ne profilet e tij ne Facebook :-Artan Mullaj,/Miqte e Artan Mullaj,/Thenie nga Artan Mullaj,/Artan Mullaj Group,/dhe Hari Mulla.

4-SUPRIZA-TAKIMI ME VELLEZERIT KOSOVARE. Mbas konfrences letare ,me shoqaten Devolli ne Tirane,pasi i takoi te gjithe shoket e miqte e mij te vjeter e te rinj,pas vitesh,ne fund ,ne dalje tek dera e Salles ,na priste nje cift simpatik,dhe mezi prisnin te takoheshim me ne. I njohem,suprize per ne ,por i tham qesi eshte e mundur ju ketu.Jemi nisur nga Gjakova erdhem enkas per ketu,e arritem konferencen dhe deshem t’ju takonim juve .U takuam me mall dhe rezervuam kohe me shume per te biseduar ,pasi me te tjeret u ndame per tu takuar te nesermen. -E bre Luan,ja u takuam dhe ne Shqiperi,jo vetem ne Amerike-tha Ismeti Grezda nje burre i qete dhe fjale pak,por intelekt ekonomist nga nje familje patriote nga Gjakova.Edhe Milihate ,gruja e tij e qeshur dhe popullore u perqafuan me gruan time dhe nuk shmalleshin dot. Vellezerit tane kosovare,Ismeti dhe Millhate Grezda nga Gjakova ,na bene suprizen e dyte,u befasuam ,kur erdhen serish pas nje viti ne Tirane ,kesaj here ,ne dasmen e djalit tone .Pas dasme ata nu luten ,per te shkuar ne Kosove,por e lame per nejhere tjeter..Kujitime te paharuaruar.Ata vijne per vit tek djali ,ketu ne Florida dhe takohemi dendur per kafe dhe per gezime,si miq komshinj te vjeter .Sa te mire qe jane,te dashur e bujare ,miq te beses.Keto dite i kishim per vizite ne shtepine tone ketu ne Palm Harbor Florida.Me Ismetin na lidh dhe letersia.Ai eshte nje dashamires letrar,dhe shpesh shkembejme libat qe lexojme, ai i sjell nga Kosova.Do te vecoja nje thenie rastesie por lapidare ne bisedat tona vellazerore . “..Ja keshtu te bashkohet Shqiperia me Kosoven ne nje Atdhe ,sic jemi Ne ,te lidhur e te bashkuar familjarisht,me miqesi vellazerore” …

5-DASMAT-Tradiat na bashkojne e vellazerojne …me Artistest e vegjel te valles te “devollices” nga qyteti i Bilishtit. -Kam shkruar dhe me pare me gjate ,shenimet dhe mberesat e mia dhe i kam hedhur edhe ne libra,per Artistet e vegjel devollinj te vendlindjes time,por kesaj here sa te skicoj fragmnete te paharuara ne kujtesen e te gjitheve te pranishem ne dasmene djalit ,te Elionit me Erisen ne Tirane. Kur dasma kishte arritur kulmin gezimi e harreja ,kenga e vallja nga dasmoret e dy paleve bashke te dhenderit e te nuses,si nje familje ,s’ka me bukur,miku yne ,intelektuali popullor nga Arreza e Devollit,me banim ne Tirane,President i shoqates “DEVOLLI”,z.Guri Seferi,me mikrofon ne dore ,flet dhe ben suprizen me te bukur te dasmes.Ai lajmeron dasmoret,per pershendetjen ne emer te shoqates te devollit,dhe vecanerisht familjen Kalana,te erdhur nga Amerika , duke ftuar ne salle ,suprizen. -Hyjne ne salle duke vrapuar ,si pellumbat,artsite e vegjel valltare,te veshur me kostume kombetare ,fustanella e devollit.Te gjithe u ngrtitem me kembe nga tavolinat dhe i shoqeruam me duarttrokitje ,artsitet e vegjel qe dukej sikur fluturonin si profesioniste te vertete,duke interpretuar valle e burrave .krahinore tashme te njohur “devollicen”.Gezim dhe kenaqesi e papapaershkruar.Ata lojten dhe valle te tjera te bukura ,si “Gorarcen”,te “Osman Takes” vallen e Kukesit e te tjera,duke ngritur ne peshe sallen ne brohoritje “bravo -bravo,Devolli!” -Dua te pergezoj dhe falenderoj dhe njehere koreografin e talentuar ,artsitin Agron Kordalli,perperkushtimin e madh profesional,ne mbajtjen gjalle te traditave kulturore artistike te treves te devollit,ne brezat e rinj. Dasma kaloi ne disa momnte kulmante deri pasmenate.I paharuari,85 vjecari ,miku yne,ish robaqepsi specialist, i qytetit te Blishtit,i njohur nga te gjithe ,i ndjeri Gani Hoxha,pasi pergezoi artistet e vegjel te devollices duke i puthur ne balle,dhe i hodhi dhe leka ,sipas tradites,luaji vallen e Devollices ,sikur te ishte ndonje djale i ri,bashke me vallataret profesioniste ,Agronin,Bekimin,e tetjere.Pamje manhitese dhe duartrokitje pa mbari. Dajot e mij,nga Leskoviku,Asllani,valltar i grupit te Kolonjes ne festivalet folklorike kombetare,bashke me tezete mija ,kercyen bukjur vallen tradcionale te Leskovikut,mall e nostalgji,kengen e preferuar te mamase time leskoviqare. Edhe krushqit ,prinderite e Erises,na befasuan me vallen tiranase “ciftateli”,me kercimin profesionit te Radiont ,nje valltar i talentuar. Mbyllja me bukur,djegjia e shamise te beqarit dhe vallja simbolike e ciftit,kulmore dhe mrekulli ,duke vazhduar me pas “napolonin” ku u ngrten te gjithe ne valle,ec e ndalo, papushim.Falenderoj grupin e xhirimt te dasmes kameramanet e TV Klan,dhe regjizorin Erald Bulku,i cili na beri suprize ,dhuraten befasusese videoklipin e dasmes ,nje realizim te perkryer artistik qe mund ta shikoni ne Youtube…. Takime te paharuara ,me kujtime mbresa jetesore te papershkruara vazhdojne pa mbarim.