A do e krijojë Barça korridorin e nderit për Realin në El Clasico?

16.12.2017 23:37:40

Me afrimin e El Clasicos, afrohen edhe temat e nxehta.

Të gjithë po pyesin dhe po flasin se a do krijojë Barcelona një korridor nderi (i njohur edhe si korridori i kampionëve) në Santiago Bernabeu në nder të Realit që fitoi Kupën e Botës për Klube? E vështirë, por jo e pamundur.

Në sezonin e kaluar Sevilla nuk e bëri këtë për Los Blancos, kur këta të fundit fituan këtë titull në Japoni.

Barca nuk nderon kampionët

Kujtojmë se Barça nuk e kishte nderuar Realin pas fitimit të Superkupës së Evropës, kjo në takimin mes tyre në Superkupën e Spanjës.

Por, Valencia e kishte nderuar Real Madridin në 2015 pas triumfit në Markoko dhe Real Betisi kishte bërë të njëjtën për Barcelonën një sezon më herët. Po ashtu edhe Villarreali e kishte nderuar klubin katalunas në vitin 2010.

Por, a do lihet rivaliteti dhe urrejtja anash në El Clasicon e së shtunës, kjo mbetet të shikohet. Rreth kësaj teme është pyetur edhe trajneri Zinedine Zidane dhe presidenti Florentino Perez, dyshja thanë që nuk ka rëndësi nëse ndodh apo jo pasi motivi i skuadrës nuk do të ndryshojë.