A do vazhdojë sot ndeshja Shipëri – Maqedoni?

06.09.2016 09:22:02

Stadiumi “Loro Boriçi”, në Shkodër duke se i ka sjellë fat skuadrës sonë Kombëtare, në përballjen e saj me Maqedoninë. Në minutën e ‘9, ekipi shqiptar ka shënuar edhe golin e parë nga Armando Sadiku. Por në minutën e ‘50, skuadra maqedonase shënon golin e barazimit. Kuqezinjtë nisën sot  rrugëtimin  drejt një kualifikimi të mundshëm në Rusi 2018.

Në pjesën e parë ekipi i Shqipërisë ka dominuar në fushë, duke bërë një lojë të shkëlqyer. Skuadra mike ka mundur ta rrezikojë portën tonë vetëm një herë të vetme, duke krijuar pak turbullirë mes lojtarëve tanë, por pa sukses. Hyka ka qenë një nga futbollistët më të pikasur në pjesën e parë të kësaj ndeshjeje. Ai e ka rrezikuar disa herë portën maqedonase. Pas minutës së 25, lojtarët maqedonas e kanë zhvendosur disi lojën në zonën e Shqipërisë, por pa u shfaqur rrezikshëm për Berishën. Kalojnë 40 minuta nga ndeshja.  Ndeshja vazhdon të jete e ndërprerë në “Loro Boriçi”. Në pritje të përfundimit të reshjeve të dendura të shiut, lojtarët qëndrojnë në dhomat e zhveshjes. Kanë mbetur për t’u luajtur edhe 15 minutat e fundit.

Sot pritet vendimi i gjyqtarit të ndeshjes për vazhdimin e saj. Nëse do të ketë kushte, ndeshja mund të vazhdojë sot.