A e ka rekrutuar Çernomirdin Albin Kurtin si rekrut të FSB-së ruse? Konferenca në burg a ishte promovim i tij nga Serbia?

09.02.2017 16:56:00

Nga Rexhep Kastrati

Albin Kurti ka kërkuar sot nga Kadri Veseli që të mundësohet lidhja e prozhektorit me një vegëz në youtube.com e në të cilën duket Hashim Thaçi tek u drejtohet qytetarëve të Mitrovicës që të kenë besim se do zgjidhet çështja e kthimit të tyre ne veri. Dhe nëpërmjet kësaj lidhjeje, Albini deshi të tregonte kush e ka ndarë Mitrovicën. Mirëpo, Albini e di se ajo video është moti në internet dhe kushdo ka mundur ta shohë, ose mund ta shohë, prandaj ishte një kërkesë e kotë.

Ndërkaq, ajo që riaktualizoi me këtë rast Albini është e vërteta se veriu nuk është ndarë më 2015, as më 2016, as më 2017, por përfundimi i luftës ndodhi paralel me ndarjen e Kosovës në baza etnike. Dhe këtë e kam thënë vazhdimisht, kam shkruar qindra apo edhe mijëra shkrime, komente etj., në të cilat kam theksuar vazhdimisht se Kosova ishte ndarë më 1999 dhe se qëllimi i luftës ka qenë pikërisht ndarja e Kosovës mbi baza etmike, kurse për këtë ishtin angazhuar linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste, kurse atëherë edhe de facto, edhe de jure, Hashim Thaçi dhe Albin Kurti ishin në të njëjtën linjë: Hashim Thaçi ishte drejtor politik i UÇK-së, kurse Albin Kurti ishte sektretar i Përfaqësuesit të përgjithshëm të UÇK-së, Adem Demaçi.

Natyrisht, Albin Kurti kur përmend vitin 1999, dhe vitin 1998, duhet të mos harrojë t’u shpjegojë shqiptarëve si ishte e mundur që Serbia të lejonte të funksiononte legalisht, hapur dhe pa probleme Zyra eUÇK-së në Prishtinë, kur këtë organizatë e kishte shpallë terroriste dhe me të cilën luftonte në terren? 

Kjo konferencë me gazetarë është mbajtur në Prishtinë dhe policia serbe nuk e kishte penguar, e lë më t’i vriste siç i vriste pjesëtarët e UÇK-së në terren. Pse vallë? Si mund të funksiononte kaq hapur Zyra e një organizate të cilën Serbia e kishte shpallur terroriste? Dhe kjo foto është pikërisht e kohës kur Kosova ishte e pushtuar dhe Serbia ndiqte pjesëtarët e UÇK-së.

Një çështje tjetër që Albini duhet të mos e fshehë dhe të mos bëjë se nuk ka ndodhur: takimi me Çernomirdinin, kryeministrin e Rusisë në burgun në Serbi, si dhe konferencën me gazetarë të mbajtur po në atë burg. Pse duhej ta rakonte Çernomirdin Albinin kur tashmë kishte pushuar funksioni i Përfaqësuesit të përgjithshëm tëUÇK-së, pra edhe i sekretarit të tij? Pra, Albini taahmë nuk përfaqësontë asgjë. A mos është bërë rekrutimi i tij nga shërbinet ruse në atë kohë? Dhe konferenca me fazetarë, a mos ka qenë peomovim i tij si lider i ardhshëm i shqiptarëve? Si mund të kuprohet ndryshe fakti se në kohën kur kishte arritur kulmi i masakrave serbe kundër shqiptarëve dhe spastrimi etnik i tyre, Albin Kurtit i mundësohet kinferencë me gazetar në burg dhe të shprehej për pavarësinë e Kosovës?

Dhe kishte mijëra shqiptarë që vetëm për dy shkronja kishin vuajtur tepër shumë nëpër burgje, shumë prej tyre nuk ishin kthyer fare, të tjerë ishin kthyer të sëmurë, të tredhur dhe me shumë probleme, kurse Albinit fillimisht i lejohej veprimtari e shlirshme midis Prishtinës, ndërkohë që pjesëtarët e organizatës në krye të cilës ishte Hashim Thaçi, e përfaqësues i të cilës ishte edhe ai, përndiqeshin, vriteshin, ziheshin robë, masakroheshin, zhdukeshin dhe madje edhe u merreshin organet e trupit, e pastaj edhe takim me kryeministrin e Rusisë dhe konferencë me gazetarë midis burgu. Shpalosja e një fjalimi promovues në burgjet serbe nga ana e Albinit, e që është, po ashtu, në internet, ishte paralahmërimi i paraqitjes së tij si një lider i ardhshëm i shqiptarëve. Dhe këtë e kishte paralajmëruar Adem Demaçi pas luftës, pikërisht në gjuhën serbe dhe nëpërmjet “Danas”-it të Serbisë.

Këtë e bën më tëbesueshëm edhe gjithë veprimtaria e Albinit dhe e sektës së tij okulte gjatë viteve të pasluftës, sidomos gjatë këtyre dy viteve të fundit kur hapur ka shpalosur platformën e Boris Tadiqit për bashkimin e Kosovës me shtetin shqiptar, me kusht që Serbia të marrë njē pjesë të saj, dhe kur Serbia po bën gjithçka që ta afirmojë ndër shqiptarë për ta bërë kryeministër të Kosovës.

Krejt në fund, duhet thënë se riaktualizimi i një videoje të vitit 1999 ku shihet Hashim Thaçi duke biseduar me qytetarët e Mitrovicës dhe të veriut, riaktualizon edhe një herë faktin se Hashim Thaçi, Albin Kurti dhe të tjerët si këta e kanë filluar bashkë ndarjen e Kosovës dhe po bashkë duan ta realizojnë deri në fund. Ajo që në dukje i dallon është mllefi pse drejtimin e Qeverisë e ka LDK në krye me kryeministrin Mustafa, e jo Albin Kurti. Prandaj, edhe gjithë angazhimi është si i Hashim Thaçit, si Albin Kurtit, si i Kadri Veselit që të bie kjo Qeveri dhe të krijohet një koalicion PDK – VV me kryeministër Albin Kurtin dhe kështu t’i hapet rrugë ndarjes së Kosovës.