AAK e dënon dhunën në Maqedoni, fton shtetin fqinjë për respektimin e të drejtave të shqiptarëve

28.04.2017 15:22:51
Dhuna e mbrëmshme në Parlamentin e Maqedonisë është papranueshme dhe ne e dënojmë me forcë. Autoritetet e Maqedonisë duhet t’i pranojnë procedurat parlamentare dhe nuk duhet të nxisin dhunë, e cila në Maqedoni mund të ketë pasoja të pariparueshme. Kështu ka deklaruar Alenaca për Ardhmerinë e Kosovës lidhur me situatën e krijuar në shtetin maqedon.

AAK thotë se, shqiptarët në Maqedoni janë të barabartë  dhe nuk mund të diskriminohen mbi baza etnike.

“Respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, nuk është zgjedhje por obligim i shtetit Maqedonas, dhe kjo nuk mund të ndryshojë.Zgjedhja e Talat Xhaferit, për kryetar të Kuvendit, është legale dhe legjitime dhe kjo nuk mund të kontestohet, e aq më pak të shërbejë si shkas për përplasje etnike apo politike”, thuhet në një komunikatë për media të parëtisë së Ramush Haradinaj.

AAK fton autoritetet politike të shtetit fqinjë që të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe inkurajon BE-në dhe SHBA-në që të marrin një rol më aktiv në kapërcimin e krizës politike në Maqedoni.