Afati i PSP-së drejt fundit, fati në duart e deputetëve

23.04.2017 17:49:33

Nga fundi i qershorit, ekipi i Katica Janevës nuk mund të ngrit aktakuza, pasi që skadon afati ligjor prej 18 muajve nga dita e marrjes së materialeve të përgjimeve. Më 30 dhjetor të vitit 2015, kësaj prokurorie iu dorëzuan të gjitha materialet, ndërkohë deri tani janë hapur 14 procese hetimore dhe 3 aktakuza.

Prokurorja Speciale, Katica Janeva kërkoi vazhdimin e mandatit të hetimeve, por gjithçka do të varet në Kuvend, pasi që për këtë duhen dy të tretat e votave.

Por, sipas avokatit Valentin Zafirov kjo vështirë të përkrahet, pasi që sipas tij, politikanët kanë pranuar të themelohet kjo prokurori, por tani po përpiqen ta shpëtojnë jetën e tyre.

Në këtë përbërje parlamentare po mungojnë votat për të votuar vazhdimin e mandatit të hetimeve, për shkak të kundërshtimeve nga OBRM-PDUKM.

Partitë e tjera politike parlamentare që janë për vazhdimin e mandatit kanë theksuar se fillimisht duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe më pas të shqyrtohen opsionet për të konfirmuar fatin e PPS, rreth ngritjes së akuzave të reja.