Agim Bahtiri edhe një herë: Ura e Ibrit hapet në janar!!!

14.10.2016 21:28:07

Barrikada mbi urën e lumit Ibër pas shumë zvarritjesh, më 14 gusht ishte hequr për të filluar punimet për rivitalizimin e saj. Rivitalizimi ishte thënë se është paraparë të përfundoj në gjysmën e dytë të muajit janarit, ku edhe Ura në fund të janarit do të jetë e hapur për qarkullim.

Për të parë se si po shkojnë punimet mbi Urën e Ibrit, sot në vendpunishte ka dalë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tregon se punimet po ecin sipas dinamikës së paraparë.

“Rivitalizimi i Urës mbi lumin Ibër i filluar në gusht po ecën sipas dinamikës së paraparë, ku po punohet pa ndërprerë që punët të kryhen me kohë.

Gatë vizitës që i bëra sot Urës së Ibrit, pashë që ajo ishte betonuar dhe ta vjen faza e asfaltimit dhe rregullimit të trotuareve.

Paralelisht po punohet edhe në hapësirat përreth urës dhe kjo tregon se deri në fund të janarit Ura do të hapet, ashtu siç është edhe afati për kryerjen e punimeve nga kompania e kontraktuar”, shkruan kryetari Bahtiri në Facebook.

Ai thotë se urat nuk duhet të ndajnë njerëz, por bashkojnë njerëz, të cilin funksion beson se do ta kryen edhe Ura e Ibrit.