Ahmet Asani: Hedhja e mbeturinave në natyrë rrezikon përhapjen e sëmundjeve të ndryshme

04.10.2016 22:32:49

Ahmet Asani, një veprimtar shumëvjeçar në Zvicër, por që ka kohë që është kthyer në Kosovë, nëpërmjet një postimi në facebook, ka trajtuar çështjen e mbeturinave. Në këtë drejtim, z. Asani ka sjellë përvojën e tij si një ish-drejtor i një kompanie zvicerane në Tiranë. Bëhet fjalë për një kaldajë, e cila falë angazhimet të tij, Zvicra do ia falte shtetit shqiptar dhe me të digjte mbeturinat. Kjo kishte ndodhur gjatë viteve 1996-1997, por për shkak se siç thotë vetë, për shkak se nuk kishin çka të zhvatnin nga një kaldajë e falur, nuk kishte arritur ta sillte. Kjo histori reale, riaktualizohet në kohën kur në shtetin shqiptar bëhet një debat i madh për plehërat, dhe kur në Kosovë, mbeturinat hidhen në ambient të hapur.

Ky është postimi i plotë e z. Asani:

“TRAJTIMI JO I DUHUR I MBETJEVE TE RREZIKSHME NE KOSOVË !
Zvicra ka fal inciniratorë (kaldaja) per djegien e mbeturinave te rrezikshme shume shteteve qe jane larguar nga ish blloku sovjetik dhe pothuajse gjitha shteteve te ballkanit! Por Zvicra nuk arriti ti falte nje kaldajë te tille Shqiperise dhe nuk di qe t’ja ketë falur Kosovës! Me projektin e kaldajes e cila duhej ti falej Shqiperise, kam pas rastin dhe nderin te merrem vet gjate vitit 1995/97 si drejtor i nje kompanie Zvicrane në Tiranë! Por, mjerisht nuk arrita qe vellezerve te mi ne Shqiperi, t’ua fal kaldajen per ti djegur ata mbeturinat e rrezikshme qe rrezikojne jeten e njerëzve dhe te botes shtazore e bimore, sepse ata s’kishin si te zhvatnin nga nje paisje qe u falej! Pas marsit te v.1997 mu desht ta leshoj Shiperine! Më pas ishte qeveria kalimtare e Bashkim Finos ajo e cila u ngut dhe vendosi te bashkepunoj me italienet dhe u mundesoi atyre qe nga Italia ti sjellnin edhe mbeturinat e tyre te rezikshme ne Shqiperi! Se si trajtohen tani ne Shqiperi keto mbetje te rrezikshme shqiptaro & italiane nuk kam me njohuri, por ne Kosovë ato hudhen ne natyre prej ku mund te perhapen smundje te rrezikshme!”