Ahmeti duartroket Përfaqësuesen e Kosovës, nuk humb shpresat për kualifikim

10.09.2019 23:32:08

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka duartrokitur Përfaqësuesen e Kosovës pas ndeshjes me Anglinë, që përfundoi me 5 gola të marra dhe tri të shënuara në portën kundërshtare.

Ahmeti tha se nuk ka humbur besimin për kualifikim në Euro 2020.

“👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏❤️Kosova”, postoi në Facebook.

“Edhe në rezultate të vështira, përkrahje! Pa pesë lojtarë. Megjithatë s’ka kohë për arsyetime. Qëllimi është kualifikimi! Vazhdojmë me kokë lartë”.

Ndërsa pas golit të parë të Kosovës në minutën e parë, Ahmeti pati këtë reagim: Hahahahhahahahahhaha.