Ahmeti ju drejtohet kryetarëve të partive politike në Maqedoni me ftesë për takim (Dokument)

27.06.2017 16:12:38

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ju është drejtuar me një ftesë të gjithë kryetarëve të partive politike parlamentare në Maqedoni, ku siç shihet në ftesë, temë diskutimi do të jetë ”Deklarata e përbashkët e partive shqiptare” e përpiluar dhe e aprovuar nga të gjithë partitë shqiptare, përveç PDSH-së.
“Në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive politike shqiptare të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të Tryezës së partive parlamentare shqiptare në mënyrë që bashkarisht ta mbikqyrim rrjedhën e zbatimit të Deklaratës, kam nderin që t’ju ftoj në takimin e rradhës të Kryetarëve të partive parlamentare shqiptare që do të mbahet ditën e mërkurë, më 28 qershor 2017 me fillim në ora 14:00 në hotelin Alexandar Palace në Shkup”,shkruhet në ftesën e Ahmetit drejtuar kryetarëve të partive shqiptare në Maqedoni.