Akademia “Unë dhe bota e re” përfundoi me shëtitjen turistike në republikën e Turqisë

07.09.2019 15:05:10

Organizata joqeveritare IDEA që prej kohësh ka punuar në vetëdijësimin dhe arsimimin e qytetarëve me të rinjtë në qendër të fokusit, duke u munduar t’i ofroj atyre një perspektivë dhe njohuri të reja, me mënyrat e saj të ndryshme nga mësim-nxënia tradicionale, me njeriun në qendër dhe diskutimet e debatet të cilat nxitën lindjen e ideve dhe alternativave të reja, njohjen me shumë botëkuptime të panjohura më parë, e gjithashtu me shumë ligjerata dhe trajnime të suksesshme që ka përmbyllur deri më tani, të gjitha këto në bazë të një pune të shkëlqyer vullnetare, gjë që provon qasjen e një shoqërie drjet një të ardhme të suksseshme, me dijen dhe moralin në aspektin primar të jetës.

Së fundmi kjo organizatë ka përmbyllur akademinë “Unë dhe bota e re” në kuadër të  projektit “Shkolla Rinore e Ballkanit” (Balkan Youth School) e cila u mbështet nga Presidenca e Diasporës turke dhe popujve mike (YTB).

Akademia përfshiu disa ligjerata me tema të ndryshme shkencore e sociale me ligjerues të profesioneve të ndryshme të cilët ndanë njohuritë e tyre me një grup prej 45 të rinjëve të certifikuar me rast të përcjelljes së rregullt të ligjeratave.

Ky sesion i ligjeratave arriti të sqaroi ndryshimet në aspektin social, ndarjeve gjeografike, kulturave botërore si dhe ndryshimet në vetë njeriun si individ në një periudhë disashekullore.

Specifikisht programi i akademisë përfshiu këto tema e ligjerues:

1. “Ndikimi i Medias Sot” – Albinot Maloku

2. “Historiografia nga një perspektivë globale” – Shasivar Kabashi

3.“Sfida psikologjike e ego gjendjeve në botën e globalizuar dhe problematika e tëhuajësimit” – Musa Musai

4. “Leximi, shkrimi dhe mendimi” – Fjolla Spanca

5. Aktivitieti kulturor “Nata e Filmit” me filmin “Snowden”

6. “Shpjegimi i Koncepteve Bashkëkohore” – Emir Hukallo

7. “Puna Ekipore dhe Zgjidhja e Konflikteve” – Fatmir Mehmeti

Mirëpo gjithnjë përvoja praktike është më frytëdhënëse sa i përket nxënies së njohurive, e me këtë rast ojq IDEA nuk u mjaftua nga ligjeratat e lartëcekura mirëpo mendoi t’i jep të rinjëve një qasje të drejtpërdrejtë në kulturën e historinë e popullit Turk, popull me ndikim të jashtëzakonshëm historik botëror.

IDEA në bashkëpunim me YTB përpiloi shëtitjen turistike katërditore në republikën e Turqisë, gjatë së cilës vizitoi vendet historike të Stambollit si dhe qytetin historik të Çanakalasë.

Me një program të përpiluar detajisht iIDEA gjatë këtyre ditëve arriti të vizitoi këto vende:

  • Dita e parë në Ngushticën e Bosforit, shëtitja me anije në këtë ngushticë

 

  • Dita e dytë përfshiu vizitën në Muzeun   “Ayasofya”, muzeun e Artit Islamik Turk, kështjellën “Topkapi” etj.

  • Dita e tretë ishte një përvojë mahënitse në qytetin historik të Çanakalasë

  • Dita e katërt, vizitë në muzeun “Dolmabahçe”, përvoja unike e kontaktit me mjediset origjinale historike

Kjo pra ishte një përmbledhje e shkurtër e vizitës turistike në republikën e Turqisë, natyrisht që ka edhe shumë përvoja të mbrekullueshme të paekspozuara, gjithsesi kryesia e organizatës IDEA së bashku me pjesëmarrësit e këtij programi ndihen krenar për këtë përvojë si dhe japin shembull të mbrekullueshëm të përpjekjeve vullnetare për një shoqëri sa më të pjekur në anën intelektuale.

Ne shpresojmë që ky program të jetë shtytje për të gjithë qytetarët drejt një rruge të ndritur e një shoqërie sa më të përparuar, gjithnjë duke ngritur lartë identitetin tonë unik kulturor.

Për mëtepër detaje rreth këtij programi, si dhe shumë organizimeve tjera nga kjo ojq mund të vizitoni faqen e IDEA-s në facebook ku njëkohësisht jeni në kontakt me stafin e kësaj organizate.

Mirëjeta KASTRATI, shtator 2019