Alarm te Bayerni, Lewandowski në dyshim për Realin

10.04.2017 18:45:42

Robert Lewandowski alarmon Bayernin e Mynihut. Dy ditë përpara sfidës së Champions League kundër  Realin të Madridit, në radhët e bavarezve ka ankth në lidhje më gjëndjen fizike të sulmuesit kryesorë që ata kanë. Bomberi polak nuk është paraqitur në seancën stërvitore, për shkak të shqetësimit që ndjente në pjesën e shpatullave. Në takimin e së shtunës, kundër Borrusia Dortmund sulmuesi pati një përplasje trup më trup me kundërshtarin, moment ky  që në pamje të parë nuk u duk si dicka serioze, por që në fakt po rezulton të jetë e kundërta. 28-vjecari është duke marrë ndihmën e stafit mjeksorë, në mënyrë që të riaftësohet në kohë për takimin kundër “Los Blancos”. Nga ana tjetër ,trajneri Carlo Ancelotti është në pritje të një konfirmimi në rast të kundërt atij do ti duhet të bëjë pa sulmuesin e tij kryesorë në sfidën më të rëndësishme të sezonit për Bayernin e Mynihut. /supersport.al/