Albena Reshitaj emërohet këshilltare politike e kryeministrit Haradinaj

06.08.2018 17:08:02

Pas dorëheqjes së saj nga pozita e ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj është emëruar këshilltare politike e kryeministri Ramush Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Pas lirimit nga detyra e ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Albena Reshitaj, kam konsideruar se njohuritë dhe përvoja e saj institucionale janë me rëndësi që të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Si Kryeministër i Qeverisë, jam i bindur se kontributi i ish ministres, është më së i nevojshëm, andaj i kam ofruar asaj postin e Këshilltares Politike, ofertë kjo të cilën ministrja e ka pranuar.

Jam i bindur se vazhdimi i bashkëpunimit institucional me zonjën Reshitaj është në interes të qytetarëve dhe në funksion të implementimit të programit qeverisës”, ka shkruar kryeministri në Facebook.