Albin, keqpërdorimi i familjes Dehari nuk e fsheh dot frikën që ke nga e vërteta për vdekjen e Astritit!

22.11.2016 14:30:47

Nga Rexhep Kastrati

Sekta okulte e Albinit, nëpërmjet familjes Dehari përfundimisht refuzoi një hetim ndërkombëtar që do ta kryente Scotland Yard-i britanik, duke bërë të qartë se asaj nuk i intereson e vërteta, por imponimi i variantit të saj të hartuar në zyret e saj. Ashtu siç kam thënë vazhdimisht, sektës okulte nuk i intereson të zbardhet e vërteta, por imponimi i variantit të saj, si mundësi për ta përdorë vdekjen e Astritit kundër shtetit. Kurse tash me refuzimin e hetimit ndërkombëtar, kjo sektë përveçse ka dëshmuar se nuk pranon të vërtetën, edhe atë që do ta knfirmonin ekspertë të Scotland Yard-it, ka dëshmuar, po ashtu, se refuzimi i rezultateve  të shpallura nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës nuk është bërë se nuk ka qenë profesional, apo joobjektiv, por ngaqë do të imponojë me çdo kusht atë që thotë ajo sektë. Pra, me kaq mbyllet historia e manipulimit të vdekjes së Astritit, si dhe ka dal në sipërfaqe hipokrizia njerëzore, morale e politike e sektës okulte të Albinit.

Pos kësaj, edhe disa anonimë të paguar nga shërbime dhe organizata të dyshimta edhe kundërshqiptare, disa të tjerë që si një gramafon i prishur çirreshin më shumë sesa sekta okulte kundër shtetit dhe bënin thirrje për protesta të dhunshme, disa medie dhe portale që janë financuar apo edhe financohen nga burime shumë të dyshimta dhe keqpërdornin edhe vdekjen e Astritit për të shitur mend, për të shitur pseudopatriotizëm, por edhe për të anatemuar shtetin, duhet ta ndjejnë veten përgjegjës për të gjitha këto dhe të kuptojnë se koha e barit ka kaluar dhe mundësia për të bërë zap të vërtetën nuk ekziston më. Pafytyrësia e gjithë këtyre, është më e madhe, më e pështirë sesa lakuriqësia e prostitutave të bordellove, apo të atyre që e kanë biznes të tyre perimdetrin e të pasmeve apo të përparmeve. Dhe fatkeqësisht, shoqëria jonë është e detyruar të durojë çdo ditë dhe çdo natë prostituimin moral dhe profesional të zëdhënësve të dhunës, të anarkisë, tribalizmit dhe të cenuesve të interesave shtetërore dhe kombëtare. Si do të arsyetojnë tash poshtërimin që ua ka bërë sekta okulte, duke refuzuar hetimin ndërkombëtar? Si do të arsetojnë gjithë atë gërvallje që kanë bërë duke u çirrur për hetim ndërkombëtar? A nuk e kuptojnë sa injorantë janë, sa idiotë janë, sa vegla kondomë janë? Kujtonin njëmend se sekta okulte e Albinit e ka me profesionalizimin dhe objektivitetin e Raportit mjeko-ligjor, ose të vetë Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe kërkonin hetim nëdrkombëtar? Vallë, nuk e kuptonin se kërkesa për hetim ndërkombëtar ka qenë vetëm një maskë për të mbuluar arsyet e vërteta të refuzimit të të vërtetës për vdekjen e Astritit, me bindjen se nuk do të pranohet një hetim i tillë? Vallë nuk e kuptua që në fillim se familja Dehari i ishte dedikuar Albinit dhe sektës okulte të tij?

Me gjithë respektin që kam, me gjithë dhimbjen e sinqertë për fatekqësinë që i ka ndodhur, e që është dhimbje shpirti, e jo hipokrizi dhe mashtrim, duhet thënë se familja Dehari i është dedikuar, është shkrirë e tëra në sektën okulte të Albinit: identiteti i saj është shkrirë në identitetin e kësaj sekte. Është kështu për faktin se jo vetëm Astriti dhe Arbnori, por edhe prindërit e tyre janë shkrirë në sektën okulte të Albinit. Stëpinë e kanë kthyer në depo armatimi, djemtë të përfshirë në aksione të dyshimta dhe të dëmshme, pra e tëra i është falur Albinit dhe sektës okulte së tij. Edhe deklaratat e saj si familje janë deklarata që kanë dalë nga sekta okulte e Albinit dhe kanë shprehur qëndrimet e kësaj sekte. Për të mos mbetur në nivel të fjalëve, duhet të kujtojmë faktin se familja Dehari kishte pranuar që takimet e saj me Astritin të mbikëqyreshin nga komisarët e Albinit, familja Dehari ishte bërë pjesë e rrenës që kishte thënë sekta okulte e Albinit, në përpjekje për të fshehur vizitat që komisarët e saj i kishin bërë Astritit në burg, familja Dehari ishte bërë zëdhënëse e sektës okulte të Albinit për të akuzuar shtetin për vrasjen e Astritit, edhe pse pos kësaj si akuzë, nuk kishte dhënë kurrë një argument të vetëm që do të mbështeste atë, familja Dehari në ditën e varrimit të Astritit, në komemoracion  i është drejtuar fotos së Astritit me shprehjen: dita e Vetëvendosjes po vjen, pra vdekjen e të birit të tyre, ia dedikonin sektës okulte të Albinit, dhe po atë ditë kishte panuar konvertimin e vdekjes së Astritit në anëtarë të sektës së saj. Përveç këtyre në çdo deklaratë, në çdo paraqitje publike, familja Dehari vetëm ka përsëritur ato që thoshin komisarët e Albinit. Pra, shihet qartë se familja Dehari është shkrirë në sektën okulte të Albinit, dhe nuk thotë dhe nuk bën asgjë pos asaj që është vullneti i Albinit dhe i sektës okulte të tij. E edhe refuzimi i një hetimi ndërkombëtar, nuk është bërë thjesht nga familja Dehari, por nga sekta okulte e Albinit, sepse ata më mirë se gjithkush tjetër e dinë të vërtetën për vdekjen e Astritit, dhe e dinë se çdo hetim ndërkombëtar do të dëshmonte të vërtetën dhe do ta rrëzonte për tokë këtë sektë okulte.

Së këndejmi edhe të ashtuquajturat arsye të këtij refuzimi lidhje nuk kanë me Raportin mjeko-ligjor, as me të vërtetën për vdekjen e Astritit, dhe janë thjesht arsyetime politike për të mos pranuar të vërtetën. Edhe po të ishin vërtet arsye, atëherë do të duhej të pranohej me të parën hetimi ndërkombëtar, sepse atëherë do të dëshmonin vërtetësinë e atyre që thonë, por fakti se nuk pranojnë hetim ndërkombëtar, tregon se ato nuk qëndrojnë dhe janë vetëm për konsum politik dhe për të fshehur të vërtetën. Nga gjithë ajo që është thënë me rastin e refuzimit, bie në sy mohimi i së drejtës së institucioneve shtetërore për të kërkuar nga një shtet mik dhe me institucione lartësisht profesionale, për të ndihmuar në rastin e vdekjes së Astritit, dhe këmbëngulja për të caktuar sekta okulte e Albinit ekspertët që do të nënshkruanin atë që është shkruar në zyret e saj, e që dëshmon edhe një herë se familja Dehari është shkrirë në sektën okulte të Albinit dhe deklaron ato që janë qëndrime të asaj sekte, duke shpërfaqur qëndrimin që më parë e kishte shpërfaqur Xhelal Sfeçla me alltia. Frika nga e vërteta, paniku që e ka kapur sektën okulte të Albinit nga pamundësia për ta fshehur atë, i ka sjellë në gjendje të rënduar dhe të papërballueshme. Mirëpo, refuzimi i një hetimi ndërkombëtar i ka vënë, ose do të duhej t’i vinte në siklet prostitutat medietike, anonimët e të ashtuquajturës shoqëri civile, që në emër të gjoja drejtësisë për Astritin vazhdojnë të çirren për protesta, të cilat veçsa ua rëndojnë gjendjen morale dhe shoqërore. Cilën të vërtetë duan ata kur sekta okulte e Albinit po refuzon gjithçka dhe po përpiqet më kotë të imponojë atë që ajo do të besohet si e vërtetë?