Albin Kurti shkarkon bordet e ndërmarrjeve publike në Prishtinë, mbron të akuzuarit e tij në Prizren

20.02.2020 17:33:41

Dy drejtorët e VV’së me aktakuza për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar vazhdojnë punën të qetë në Komunën e Prizren.

Derisa fshesa e bordeve vazhdon në ndërmarrjet publike, Kurti qëllimisht ka harruar Prizrenin dhe dështimet e keqpërdorimet e partisë së tij atje.

Për situatën në Prizren ka reaguar edhe shoqëria civile atje.
Ec më ndryshe, OJQ’ja ku kishte punuar dhe udhëhequr edhe deputeti i VV Hajrullah Ceku përkujton se: Prokuroria Themelore në Prizren me datë 3 dhjetor 2019 ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër tre drejtorëve komunalë dhe dy personave tjerë për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2, pika 2.6 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me datë 20 dhjetor 2019, Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër një drejtori dhe pesë zyrtarëve të tjerë komunalë, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2-1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EC Ma Ndryshe dje përsëriti kërkesën drejtuar Kryetarit të Komunës së Prizrenit, z.Mytaher Haskuka për ndërmarrjen e veprimeve konkrete në shkarkimin e vartësve të tij që dyshohen për shkelje të ligjit. EC’i përkujton se premtimet elektorale të z.Haskuka ishin në vendosjen e standardeve për rastet e tilla dhe ruajtjen e kredibilitetit institucional.

Pra, as Albin Kurti nuk po i shmanget praktikës së hakmarrjes për ata që nuk janë me të dhe po i mbron të akuzuar që janë me të.