Aleati i Ramës takim me Metën: Masa urgjente për zgjidhjen e krizës

27.06.2019 13:31:13

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, aleati i tij në zgjedhje, Paskal Milo i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së presidentit Ilir Meta për të diskutuar mbi krizën politike në vend.

Në një deklaratë për mediat kreu i PDS, Paskal Milo  tha se partia që drejton është parti që respekton institucionet në vend. Milo kërkoi të merren masa urgjente për zgjidhjen e krizës, e cila sipas tij po thellohet cdo ditë e më shumë.

PDS është e hapur për të marrë pjesë me ndërgjegje në gjetjen e zgjidhjes së krizës që po thellohet nëse nuk merren masa urgjente për zgjidhjen e saj. Vjen apo jo kryeministri është cështje e kreut i PS, unë jam i PDS e përgjigjem në emër të PDS, respektojmë institucionin e zgjedhjeve por edhe të Presidentit, shqetësimi ynë është të gjendet rruga më e mirë, e të ulen palët për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt’ u shpreh Milo në përfundim të takimit me presidentin e Republikës Ilir Meta.