Ambasadori austriak përshëndet marrëveshjen e Shqipërisë

19.05.2017 17:47:17

Johann Satler, ambasadori austriak në Tiranë e ka përshëndetur marrëveshjen politike të arritur në Shqipëri dhe u shpreh i lumtur që marrëveshja parashikon edhe vazhdimin e reformës në drejtësi.

 

“Së pari zgjedhjet janë thelbi i demokracisë. Dhe në këtë kuptim jam shumë i lumtur që u arrit marrëveshja mes dy partive. Shqiptarët meritojnë të kenë mundësi të gjera zgjedhjeje, nga disa parti. Dhe me këtë marrëveshje iu dha kjo mundësi. Përveç kësaj, Shqipërisë i nevojitet stabilitet dhe zgjidhja që u gjet është kontributi i qartë për këtë stabilitet, për më shumë investime dhe vazhdimin e zhvillimit ekonomik.

Së dyti, Shqipërisë i duhet sundimi i ligjit dhe jam i kënaqur që dje marrëveshja përmbante një drejtim të qartë për të ecur para me reformën në drejtësi”, u shpreh ai, raporton TCH,