Ambasadori austriak: Zgjedhje me të gjitha palët, jo bojkot

06.04.2017 12:13:35

Ambasadori austriak në vendin tonë, Johan Sattler nga Shkodra, ku ndodhej për një vizitë, nxiti partitë politike të dialogojnë për të zgjidhur krizën politike, në mënyrë që në zgjedhje të shkojnë të gjitha palët.

Sattler apeloi që të hiqet dorë nga bojkoti i institucioneve, pasi sipas tij demokracia kërkon pjesëmarrjen e të gjithëve në proces.

“Është e rëndësishme të flitet dhe të dialogohet. Dialogu është kusht kryesor për partitë politike”, deklaroi Sattler.