Ambasadorja zvicerane Tejada pret formimin e qeverisë së re në Maqedoni

13.12.2016 13:42:16

Ambasadorja zvicerane Sybille Suter Tejada vlerëson se zgjedhjet në Maqedoni ishin të qeta dhe korrekte, si edhe në atmosferë demokratike, së paku në vendet ku ajo i vëzhgoi.

Ajo i vëzhgoi zgjedhjet në Manastir, ndërkaq pret që sa më shpejtë të formohet qeveria e re, bën të ditur agjencia e lajmeve AIM.

”Nuk dua të komentoj rezultatin e zgjedhjeve dhe shpresoj se së shpejti do të formohet qeveria e cila do të vazhdojë me zgjidhjen e problemeve, kurse kriza që vazhdon disa vite do të tejkalohet”, tha ambasadorja zvicerane.