Ambulanca ngec në baltë në Stajkovci, qindra qytetarë janë ankuar për probleme të zemrës

14.08.2016 21:12:57

Rruga Nr 11 në Stajkovci është ende e pakalueshme, balta dhe gropat e mbushur me ujë dhe mehanizmat janë çdo ditë në terren, por edhe pengesë për ndihmën emergjente për të arritur në kohë dhe të intervenojë.

Qindra banorë janë ankuar për probleme të zemrës. Stresi i përmbytjeve vdekjeprurëse pas një jave është rritur numri i pacientëve që ankohen nga shqetësimi, transmeton TetovaSot.

Pesëdhjetë njerëz me presion të lartë të gjakur dhe probleme të zemrës janë lajmëruar në ndihmën emergjente dje dhe sot.

Më shumë intervenime ekipi i ndihmës emergjente ka pasur në Stajkovci, rreth 150 qytetarë kanë kërkuar ndihmë.

Kanë raportuar për prerje në trup ng pastrimi i shtëpive, sëmundjet e lëkurës dhe alergji të lëkurës nga mbeturinat.

Përmbytjet kanë traumatizuar edhe fëmijët, një fëmijë 12-vjeçar nga Batinca është sjellë në Klinikën e Pediatrisë.