Analisti Belul Beqaj : Vendime e Ramush Haradinajt të shpejta dhe të...

Analisti Belul Beqaj : Vendime e Ramush Haradinajt të shpejta dhe të paargumentuara mirë

27.09.2017 13:27:18

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj që nga ardhja në pushtet ka marr disa vendime të cilat janë kritikuar dhe janë cilësuar të pamatura.

Në mesin e vendimeve ishte edhe ai i djeshmi, ku ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi ka shkarkuar Bordin e Agjencisë së Akreditimit, pas rekomandimit të kryeministrit Haradinaj.

Analisti Belul Beqaj i tha  se kritikat duhet të merren parasysh nga argumentet që përdorin për veprimit e kryeministrit, mirëpo tha se nuk mund të thuhet se të gjitha vendimet që i ka marr deri më tani janë të arsyeshme.

“Varet çfarë argument po përdorin kur është në pyetje ndërmarrja e veprimeve të cilat po i bënë kryeministri. Nuk mund të themi apriori se çdo vendim që e ka marr është i arsyeshëm, sikur se nuk mund të themi se vendimet që i ka marr janë të paarsyeshme. Çdo vendim e ka logjiken e vet dhe duhet të trajtohet në përputhje më shkallen e argumentimit të secilit vendim”, ka thënë ai.

Sipas Beqajt, shkaktimi i Agjencisë për Akreditim ka qenë veprim i shpejt, i paargumentuar dhe i paanalizuar mirë.

“Fjala bie, çështja e shkarkimit të Agjencisë për Akreditim, në bazë të njohurive të mija, ka qenë veprim i shpejt, i paargumentuar, i paanalizuar mirë dhe pa një alternativë e cila është më e mirë se ekipi i cili ka qenë në akreditim dhe ka filluar ndryshimet pozitive”, deklaroi Beqaj.

Mirëpo as Komisionin për Demarkacion, Beqaj nuk e cilësoj veprim i qëlluar, pasi siç tha komisioni është antiteza e komisionit të mëhershëm.

Dy, çështja e formimit të Komisionit për Demarkacion, mënyra si e ka bërë nuk jep argumente racionale se është veprim i qëlluar, për arsye se komisioni është antiteza e atij komisioni të mëhershëm dhe nuk është zgjidhja nga një problem të cilën nuk e ka zgjidh të krijohet një problem tjetër që është i pazgjidhshëm”, tha në fund Beqaj.