Arban Abrashi: Pas certifikimi të zgjedhjeve, shqyrtojmë kërkesat për bashkëpuni

15.06.2017 10:08:20

Zëdhënësi i Qeverisë në largim, Arban Abrashi, ka thënë se gjatë ditëve në vijim kryesia e LDK-së do të shqyrtojë të gjitha kërkesat e partive politike për formimin e Qeverisë së re.

Ka thënë se njëherë duhet të presin certifikimin e zgjedhjeve, pastaj vendosin.

Këto komente Abrashi i bëri pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, ku u pyet nga Ekonomia Online rreth kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar LDK-së për themelimin e Qeverisë.