Arrestohen dy shqiptarë nga policia greke me hashash për në Janinë

09.01.2017 13:41:34

Dy shqiptarë 31 vjeç dhe 34 vjeç janë arrestuar nga policia greke në hyrje të qytetit të Janinës, pasi transportonin lëndë narktotike.

Policia greke sekuestroi 22 kg kanabis që ishte ndarë në 3 çanta dhe po transpotohej me makinë.

Dy shqiptarët akuzohen akuzohen për transportim dhe posedim të lëndëve narkotike.

Ata do të merren në pyetje për të zbuluar destinacionin e drogës dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.