Arrestohen pesë të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘marrje me prostitucion’

15.09.2016 15:23:20

Në dy operacione të ndara Policia e Kosovës arreston pesë persona të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘marrje me prostitucion’

 Në rastin e parë Policia e Kosovës, me datën 14 shtator 2016, në rajonin e Mitrovicës, ka bërë arrestimin e tre personave, nën dyshimin e bazuar për veprat penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’ dhe ‘keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’.

Operacioni policor është realizuar pas një hetimi disamujor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ku veprimtarinë e trafikimit personat e dyshuar e kryenin në bashkëpunim edhe me të dyshuarën femër shqiptare, e cila ende nuk është arrestuar, por identiteti i saj është i njohur për Policinë.

Të dyshuarit e arrestuar për këtë rast janë:

 

·    E. M.                lindur me 1998                        m/sh/k

·    E. M.                lindur me 1996                        m/sh/k

·    L. S.                 lindur me 1992                        m/sh/k

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit e arrestuar ndalohen për 48 orë.

 

 

Me këtë rast  është identifikuar edhe një viktimë  e cila  është trajtuar në bazë të procedurave standarde të veprimit për viktimat e trafikimit në Kosovë.

Në rastin e dytë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore pas një pune hetimore, në një lokacion të Prishtinës kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull shqiptar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit ushtronin veprimtarinë ilegale të prostitucionit.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:

·    H. D.                lindur me 1961                        f/sh/k

·    H. Q.                lindur me 1944                        m/sh/k

Pas intervistimit të të dyshuarve nga ana e hetuesve policorë të DHTQNJ-së këta të dyshuar me urdhër të gjykatësit kujdestar të divizionit për kundërvajtje janë dërguar në gjykatë me procedurë të shpejtë.