Arrestohet në Shqipëri i dyshuari për terrorizëm

14.08.2016 15:30:58

Një shtetas maqedonas është arrestuar nga policia. Në pranga ka përfunduar Imerli Avmeti, vjeç 46, banues në Gostivar të Maqedonisë. Ai është arrestuar nga drejtoria e Antiterrorit.

Për 46-vjeçarin, ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, nga autoritetet maqedonase. Ai akuzohet për terrorizëm.

Sipas akuzës zyrtare Avmeti akuzohet për pjesëmarrje në ushtri, polici, formacione paramilitare të huaja. Tani po kryhen procedurat ligjore për ekstradimin e tij. /tvklan.al