Arrestohet në Vlorë pasi posedonte 11 kg kanabis

15.08.2016 11:55:36

Policia e Vlorës ka sekuestruar në orët e fundit një sasi prej rreth 11 kg lëndë narotike të llojit kanabis, si dhe ka arrestuar poseduesin e saj.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Mario Jaupi, 28 vjeç, ndaj të cilit rëndon tashmë akuza e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sipas burimeve, sasia e kanabisit është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Jaupit, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Droga, e cila ishte në formën e boçes dhe e fshehur në thasë me thurje, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.