Ata si erdhen edhe do të ikin…

02.09.2019 19:02:17

Nga Lejla Hoti

Shqiperia është si nje enderr e bukur….
Kosova është pjesë e kësaj endrre, sepse Zoti kështu e bëri, Kështu deshi Ai, por gabimisht  solli edhe shumë çelbesira, pos mrekullive qe solli në këtë vend, dhe fatkeqesisht nuk mund t’i gëzohemi, nuk mundë ta përjetojmë bukur këtë mrekulli që quhet:Kosovë+Shqipëri…
.
Zoti kryeminister taksen rrugore merre, Burrat e Kosovës s’ ka problem e paguajnë, ama me këtë takse rregullo kanalizimet e gjerat tjera, që sa here të vijnë Kosovaret të pushojnë të qetë aty ku vendosen, më ato mundesitë e tyre qe kanë, e mos t’i vije era m..t Shqiperisë, qe aq shumë e duan dhe se ndrrojnë me asgjë.
Mos t’u krijohet dhembja e kokës, por të vijnë për t’u relaksuar e kënaqë me familjet e tyre. Beje këtë të mirë edhe për qytetaret e tu qe balafaqohen çdo ditë me kete aromë të keqe qe krijon ankth e tmerr..Beje për të miren e qytetarëve tu…..pastaj mendo edhe per ne Kosovaret…

Shqiptaret e KOSOVËS  le të konsiderohen të njejtë me popullaten tënde, mos të zhgenjehen, mos të konsiderohen si budallenjë sepse nuk janë budallenjë që të zhgenjehen çdo çast, e t’ ua hedhni në çdo çmim,qofte edhe tri domate kur i blejnë…Edhe djemtë e Kosoves kanë ndjenja duan dhe e dallojnë të miren…Nuk jane budallënje besojeni këtë
ani pse ata nuk duan qe djersa e tyre të thithet pameshire nga të huajt .

Le të derdhet kjo djersë për të mirën e Shqipërisë… Ne vend të ferrit të gjithë se bashku ta bejmë parajsen, kjo do të ishte e mirë për ju dhe ne….është e vertetë se nese zhgenjehen burrat e Kosoves si erdhen edhe do të ikin, do të ikin të deshpëruar nga zhgenjimi
Ata nese do ikin, s do të jetë faji i tyre….
Budallenjet kanë vdeke..
Dashuria kthehet vetem me dashuri..
Ata e ndjejnë dhe e dallojnë nënçmimin…
Ata dinë të duan, dinë të respektojnë, të respektuarin, por s do ta shkelin as veten e tyre nëse kështu vazhdojnë trajtimet….