Atdheu s është mal i babës

03.05.2019 18:16:52

Avdush Canaj

Atdheu
s`është mal i babës
të shitet kur të duash,
as livadh që kositet
për kuajt e tu.

Është gjaku i të gjithëve,
Atdheu.

Emri ynë
që s`lam të shkilet.

Po e vure në pazar
zgjohet Avni Rrustemi.